VMRO: Qeveria i la vetë afaristët

Maqedonia më e dobët në Evropë. Qeveria i la vetë afaristët.

Marketing

Derisa vendet fqinje ndajnë edhe deri në 10 herë ndihmë më të lartë për afaristët dhe qytetarët, LSDM-ja i la të pafuqishëm bizneset e vogla dhe të mesme të cilat janë forcë lëvizëse e çdo ekonomie duke i mbrojtur vetëm interesat e oligarkisë. Një politikë e këtillë e papërgjegjshme vetëm çon ndaj një recesioni të dhimbshëm dhe një recesioni të rëndë. Në krye të LSDM-së dhe qeverisë, qytetari i zakonshëm dhe e gjithë ekonomia do ta kenë të vështirë.

Qeveria e LSDM-së është pa ide dhe sipërfaqësore. Ajo nuk dëshiron të pranojë zgjidhje që VMRO-DPMNE-ja i propozon. Për momentin nevojitet ndihmë edhe për sektorin transportues.

Subvencionim të 50% nga paga bruto punëtorëve në sektorin transportues.

Lirim nga pagesa në pikëpagesa dhe të dhëna doganore në periudhën derisa zgjat gjendja me pandeminë.

Subvencion në lartësi prej 5 denarëve për të karburantit të shpenzuar për të gjithë transportuesit.

Kthim të shpejtë të TVSH-së të shoqatave tregtare transportuese me interes për kamatëvonesë, që do të thotë sigurim të parave të freskëta për ruajtjen e likuiditetit ditor.

Transportuesit janë më të goditurit nga pandemia dhe mjet shumë i rëndësishëm në furnizimin me ushqim dhe pajisje mjekësore. Ata janë me rëndësi vitale për funksionimin e shtetit në një gjendje të këtillë alarmante dhe të ndërlikuar në kohë të pandemisë. LSDM-Ja duhet ta lërë anash politikën dhe të merret me punë konkrete në pikëpamje të zgjidhjes dhe duke i ndihmuar ekonomisë.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

Marketing