VMRO: Shteti ka nevojë për një lloj të ri të politikanëve

Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia nuk do të merr datë për fillim të bisedimeve as këtë qershor. Sipas tyre, vendi është në fundin e listës për korrupsion dhe për këtë arsye nuk mund të shpresoj të anëtarësohet në BE.

Marketing

“Ky është çmimi që qytetarët e paguajnë për gënjeshtrat e Zoran Zaevit dhe argatit të tij Stevo Pendarovski. I humburi Stevo Pendarovski i cili asnjëherë për asgjë nuk ka sjellë vendime është zgjedhur nga Zoran Zaev për ta mbrojtur dhe mbuluar krimin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se Maqedoni ka nevojë për një lloj të ri të politikanëve, të cilët janë të ndershëm.
“Vota për Gordana Siljanovskën është votë për ndryshime”, kanë shtuar nga VMRO-DPMNE.