VMRO: Takim liderësh, vetëm për zgjedhje të parakohshme

VMRO-DPMNE-ja është e gatshme të pranojë takim liderësh vetëm në rast se në të diskutohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qëndrimi i fundit i partisë më të madhe opozitare dallon prej atij të një dite më parë kur partia e Mickoskit thoshte se nuk ka ftesë konkrete nga Zaev për takim dhe se ideja e takimit është për shpërqendrim të opinionit.

Marketing

Është e nevojshme mençuri nga ana e kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë të ulet dhe të bisedohet për organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sepse burimi i të gjithë problemeve në Maqedoni, në shoqërinë në përgjithësi gjendet pikërisht në qeveri, në krye me Zoran Zaevin dhe si burim të problemit nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, edhe pse e propozoi, kryeministri Zaev është i pavendosur nëse do të ftojë liderët politik në takim. Nga LSDM-ja thonë se janë të hapur për bisedime me partitë por se nuk ka vendim konkret nëse kryeministri do ta marrë këtë iniciativë.

Akoma nuk ka marrëveshja konkrete për takim eventual dhe temat për të cilat do të bisedohej por e ftojmë VMRO-DPMNE-në të mos i pengojë çështjet që janë në interes të shtetit. Akoma nuk kam informacione se kur do të ketë ftesë konkrete megjithatë mbetemi në dispozicion të bisedojmë me të gjithë subjektet politike për të gjithë temat me interes për shtetin dhe qytetarët- tha Kostadin Acevski, deputet i LSDM-së.
Edhe nga BDI-ja për Alsat thonë se nuk kanë njohuri për organizimin e ndonjë takimi liderësh.

Zaev të premten deklaroi se është koha që me Mickoskin dhe liderët e tjerë politik të ulen dhe të bisedojnë për ndryshimet eventuale në modelin zgjedhor, ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe ligjin për Prokurorinë Publike.

Marketing