VMRO: Vazhdimisht rriten shpenzimet e qytetarëve

VMRO-ja la lëshuar një komunikatë ku theksohet se mbi 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë në kohën që pushtetarët pasurohen çdo ditë e më shumë. Sipas partisë opozitare, prej se LSDM-ja është në pushtet janë rritur vazhdimisht shpenzimet e jetesës për qytetarët.

Marketing

“Në vitin 2018, indeksi i shpenzimeve për jetesën është rritur për 1,5 për qind, krahasuar me vitin paraprak.
Gjithashtu, edhe indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 2,7 për qind. Politikat qeveritare aplikuan më tatime më të larta. Borxhi shtetëror u rrit për mbi 4 miliardë euro. Edhe FMN-ja vlerësoi se rritja e BPV-së në vitin 2018 do të jetë 2 për qind, e që është shumë larg 5 përqindëshit që është premtuar”.

VMRO-ja thekson se në vend që të rriten pagat e qytetarëve, rriten pagat e zëvendëskryeministrave, rriten tatimet, borxhi shtetëror dhe publik si dhe rritet korrupsioni.

Marketing