VMRO: Vota për Pendarovskin është votë për krimet e Zaevit

“Stevo Pendarovski humbi. Pendarovski pas të cilit ishin LSDM-ja dhe BDI-ja humbi në Shkup, Manastir, Prilep, Ohër, Veles, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli dhe në dyzetë komuna tjera.
Qytetarët zgjodhën drejtësi. Qytetarët e zgjodhën Gordana Siljanovsa Davkova. Qytetarët nuk i mbështesin krimin, korrupsionin dhe nepotizmin. Qytetarët e dinë se nëse zgjidhet Pendarovski kjo do të thotë edhe më shumë krim, korrupsion dhe nepotizëm. Askush më nuk i mbështet Zaevin dhe politikat e tij negative”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Nga kjo parti opozitare theksojnë se vota për Pendarovskin është votë për krimet e Zaevit.

Marketing

“Pendarovski dhe Zaevi janë 102.5% të njëjtë. Papunësia është sinonim për LSDM-në. Dy vite pushteti nuk bëri asgjë për qytetarët. Janë shpenzuar 7 miliardë euro buxhet, ndërsa prej kësaj qytetarët nuk shohin kurrfarë përfitimi.

Nuk ka investime, nuk ka projekte. I njëjti pushtet i cili shpenzoi 7 miliardë pa ditur askush që tani dalin dhe fotografohen se si pastrojnë dhe mbajnë higjienë komunale, diçka që e kanë detyrë zyrtare, e jo projekt me të cilin duhet të mburren.Qytetarët nuk kanë inteligjencë të ulët që të bien në grackat e Zaevit dhe Pendarovskit. Qytetarët e panë se Zaevi dhe Pendarovski gënjejnë. Qytetarët do të votojnë për drejtësi. Qytetarët do të votojnë për Gordana Siljanovska Davkova”, thuhet në reagimin e Qendrës për Komunikime të VMRO-DPMNE-së.

Marketing