VMRO: Zaev akuzon Hungarinë se ka kidnapuar Gruevskin

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski ka deklaruar se kryeministri Zoran Zaev me tezën e tij se Gruevski mund të ketë qenë i kidnapuar, ka akuzuar Republikën e Hungarisë se ka kidnapuar shtetas të Maqedonisë.

Marketing

“Turp të tillë Maqedonia nuk meriton”, ka thënë Stoillkovski, i cili ka shtuar nuk ka asnjë arsye që Mile Jankievski dhe Kiril Bozhinovski të jenë në paraburgim.

“Zoran Zaev është i gatshëm të bëj gjithçka vetë vet të shpëtoj nga përgjegjësia. Ai po sakrifikon dhe paraburgos njerëz si Mile Janakievski, Kirill Bozhinovski dhe kush do qoftë në radhë vetëm për të defokusuar opinionin”, ka thënë Stoillkovski.

Marketing