VMRO: Zaev harron qytetarët, përfitojnë familjarët e tij

VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdon të akuzojë pushtetin se përmes Marrëveshjes me Greqinë e ka dëmtuar identitetin maqedonas. Përveç kësaj, ata akuzojnë Qeverinë aktuale se po keqpërdor buxhetin shtetërorë duke iu nda tenderë familjarëve, miqve dhe njerëzve të afërt të funksionarëve të LSDM-së. Kështu tha sot deputetja opozitare Dafina Stojanovska duke fajësuar Qeverinë e Zaevit për mos mbajtjen e premtimeve qe ua thanë qytetarëve para se të bëhen pjesë e Qeverisë.

Marketing

Të nderuar, pas referendumit dhe tentimit të kryeministrit Zoran Zaev që të fshijë emirin Republika e Maqedonisë dhe identitetin maqedonas, po ndodh vjedhje brutale dhe tenderë milionësh që iu ndahen baballarëve, vëllezërve dhe miqve të kartelit kriminal të Qeverisë. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev thuajse një vit e gjysmë që kur hyri në Qeveri vetëm po gënjen. Në vend të realizimit të premtimeve gënjehen qytetarët dhe të punësuarit në sektorin shëndetësorë”- theksoi Dafina Stojankoska nga VMRO-DPMNE.

Marketing