VMRO: Zaev pë dy vite në pushtet nuk bëri asgjë përveç vjedhjes

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thuhet se “investimet kapitale janë në nivelin më të ulët në historinë e Republikës së Maqedonisë. Paaftësia e Zaevit shkon deri te ajo që nuk mund t’i përfundojë projektet që VMRO-DPMNE i nisi”.

Marketing

“Zaev harroi për 600 kilometra austradë të premtuara, 550 kilometra rrugë rajonale dhe 1,110 kilometra rrugë lokale që i premtonte para zgjedhjeve para dy viteve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se këto projekte që Zoran Zaev dhe ministrat e tij lavdërohen janë të OBRM-PDUKM-së dhe se ky fakt nuk mund të kontestohet për shkak se qytetarët e dinë mirë se kush ka ndërtuar këto autostrada

“Qytetarët e panë se për dy vite pushtet të Zaev, përveç vjedhjes nuk panë asgjë tjetër. LSDM dhe Zoran Zaev vërtetuan se nuk mund të realizojnë asgjë. Qytetarët e Maqedonisë do ta dënojnë LSDM-në dhe gënjeshtrat e tyre”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Marketing