VMRO zhvilloi marshin e dytë protestues në Strumicë

Me moton “Një emër kemi”, partia opozitare VMRO-DPMNE zhvilloi marshin protestues në qytetin e Strumicës.
Lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski, i cili edhe i priu kësaj protestës ka theksuar se maqedonasit me këtë qeveri po e humbasin shtetin e tyre.

Bëri të ditur se kryeministri Zoran Zaev në intervistat për mediat greke mundohet t’i bindë nacionalistët grekë se marrëveshja është e mirë, ndërsa identiteti është ndjenjë individuale. Sipas Mickoskit, Zaevi është brengosur më shumë për interesat grekë sesa për ato maqedonase. Qeveria ka punuar në lëkundjen e vetëbesimit të maqedonasve.

Duan të hamendeni, të jeni të pavendosur, të jeni të nënshtruar, për shkak se kur do t’ju thonë maqedonas të veriut, të thoni mirë. Nuk është mirë, ka mund të jetë ndryshe, ndonëse mundej vëllezër dhe motra dhe doemos është dashur të jetë më ndryshe – theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski u përqendrua edhe në, siç u shpreh, gjendjen katatrofale ekonomike që pushteti ka dashur ta paraqesë si sukses. Qytetarët qenkan gjithnjë e më të varfër me kuleta boshe, përkundër bindjeve të pushtetit.

Lideri i opozitës e lokalizoi dështimin edhe në bujqësinë. Bëri të ditur se qytetarët që e kanë mbështetur LSDM-në në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk kanë votuar për zero rritje të ekonomisë, dygjuhësi dhe shitjen e emrit.

evn