Vodhën informacionet e 147 milion qytetarëve, ShBA akuzon 4 hakerat kinezë

ShBA akuzoi 4 shtetas kinez të dyshuar për sulm kibernetik ndaj kompanisë së statistikave Equifax.

Marketing

Në vitin 2017 u prekën rreth 147 milion qytetarë amerikanë, kur hakerat vodhën informacione të vlefshme si emra dhe adresat e tyre.

Të 4 personat e akuzuar i përkasin Ushtrisë Liberale Kineze. Vetë kompania Equifax deklaroi se sulmi ka ndodhur gjatë muajve maj dhe korrik të vitit 2017 derisa u zbuluan.

Ky incident është regjistruar si një prej më të mëdhenjve në histori.

Kjo kompani përmban informacione personale të 820 milion personave dhe të mbi 91 milion bizneseve.

Marketing