Mbrëmë në natën e dytë të festivalit të dramës Teatri Shqiptar në Maqedoni shkallëve të podiumit të Qendrës për Kulturë u ngjit trupa teatrore e Tetovë me pjesën Volpone të autorit Ben Xhonson përpunuar nga Stefan Cvajg me regji dhe koreografi të realizuar nga Sulejman Rushiti.
Përballja me dinakri në përditshmërinë e shoqërisë së sotme ishte loja e aktorëve të cilët

duke paraqitë karaktere të ndryshme të personazheve bën që të sulmojnë dukuritë negative të shoqërisë si forma për të fituar pasuri dinakërinë parazitismin, servilizmit e dukuri të tjera të cilat jo vetëm në kohën e largët por edhe sot janë aktuale.

Aktorët me sukses e përçuan mesazhin e veprës tek publiku dibran të cilët edhe i duartrokitën mjaft.
Loja e aktorëve së bashku me regjinë e Sulejman Rushitit u vlerësua lartë edhe nga kritikët e festivalit.

Sonte në natën e tretë të festivalit teatri Shqiptar në Maqedoni me pjesën Skicuesi të autorit Michael Healley me regji të realizuar nga Afeida Boriçi në skenë do të ngjitet trupa teatrore e Preshevës