Von der Leyen: Rastet do të rriten ndjeshëm në javët e ardhshme

“Situata me koronavirusin në Europë është shumë shqetësuese” tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke vënë në dukje faktin që numri i rasteve pozitive mund të rritet ndjeshëm gjatë dy javëve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, Komisioni njoftoi paketën e re të masave për përballimin e pandemisë në BE.

Marketing

Paketa do të lejojë një qasje të koordinuar për shkëmbimin e të dhënave, testimin, pajisjet mjekësore dhe jo-mjekësore, udhëtimet dhe strategjitë e vaksinimit. “Ne jemi të gjithë së bashku, në këtë situatë” tha ajo.

Paketa e re e Komisionit Europian

Për të kuptuar më mirë përhapjen e infeksioneve, Brukseli tha se qeveritë e BE duhet të koordinojnë strategjitë e tyre të testimit dhe të rrisin numrin e testeve, pavarësisht nga fakti se furnizimi global për to tani është më i kufizuar.

Komisioni përsëriti gjithashtu thirrjen e tij drejtuar qeverive të BE-së për të hartuar strategji të vaksinimit të shpejtë në mënyrë që më të prekshmit të kenë qasje të shpejtë në vaksinat COVID-19 kur të jenë të disponueshme.

Marketing