Vonesa e sigurimit të vaksinave anti-COVID, Fatmir Spahiu ka një mesazh

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu shumë herë prek tema të ndryshme me postimet në rrjete sociale.

Së fundi, aktori ka reaguar lidhur me një çështje aktuale në vend, bëhet fjalë për procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Kosova është vonuar në sigurimin e vaksinave, andaj një numër shumë i vogël i qytetarëve kanë arritur të vaksinohen deri më tani.

Marketing

Me anë të një postimi të gjatë, Bufi ka marrë shembull shtetet e rajonit lidhur me vaksinat, ndërsa thotë se është mirë që secili qytetar t’ia mësyjë ta marrë vaksinën kudo që mundet.

“Po shihet që vaksina në Kosovë është shumë e vonuar. I tërë rajoni është para nesh. Mos të flasim për Serbinë që ka nisur të bëjë edhe turizëm shëndetësor, e ku oferta brenda saj ka edhe vaksinën Pfizer. Duke e parë që vaksinimi në masë në Kosovë është punë e largët, është mirë ne me i dhënë zor secili për veti, kush kah të mundet. Vdekja e personave të ri në moshë është shqetësuese. Edhe pse unë dhe familja ime e kemi kaluar një herë, me dëshirë do ta merrja vaksinën kudo”, ka shkruar Spahiu në Facebook. 

Image

Marketing