Vonesa të përkohshme në vendkalimin kufitar në Preshevë

Në vendkalimin kufitar në Preshevë me Maqedoninë e Veriut, pas mungesës së energjisë elektrike, kishte defekt në pajisjet e komunikimit, që shkaktoi vonesa në komunikacion, bënë të ditur sot në Drejtorinë Doganore të Serbisë.
“Rreth orës 4:45, kishte ndërprerje të rrymës dhe ndërprerje të të gjitha komunikimeve, pas çka u formua kolonë e kamionëve në gjatësi prej dy kilometrave edhe në dalje edhe në hyrje me Serbinë me Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në komunikacionin rrugor nuk kishte problem dhe pritje.
“Me intervenim të shpejtë është mënjanuar defekti dhe janë vendosur sisteme të komunikimit, me çka komunikacioni dalëngadalë fillon të normalizohet”, kumtuan nga Drejtoria Doganore.

Tani janë në funksion të gjitha sistemet e komunikimit, ndërsa nëpunësit doganorë tentojnë që sa më shpejtë që është e mundur ta pastrojnë kolonën e kamionëve e cila për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, formohet në hyrjen dhe daljen e Serbisë.

Pritet që për disa orë situata në vendkalimin kufitar Preshevë të normalizohet në tërësi për komunikacionin e kamionëve. Komunikacioni rrugor po zhvillohet pa kurrfarë problemesh.