Vonesat në rikonstruksionin e Bit-Pazarit, shitësit ankohen për humbje nga stërzgjatja e punimeve

Ndërtimi i Bit Pazarit të Shkupit ka ngecur. Projekti ishte paraparë që të përfundojë në qershor, ndërsa edhe 5 muaj pas këtij afati, rikonstruimi nuk ka përfunduar. Shitësit thonë se kjo gjë ka ndikuar negativisht në punën e tyre, ndërsa shpresojnë se me përfundimin e punimeve, do u rikthehet puna.

Marketing

Shitës në pazarin e Bit Pazarit
“Shumë na ka penguar. 3 muaj s’kemi punuar fare, kemi qenë të izoluar, e paguanim qiranë nuk mundshim të mbulonim harxhimet tona sepse nuk kishte shitje në këtë pjesë, kemi pasur shumë problem. Tani mendoj se janë duke punuar shumë më shpejtë, do të jemi të kënaqur nëse përfundohet pazari, atëherë mendoj se do të kemi punë më shumë”.

Kryetari i Odës së Pazarxhinjëve Ekrem Dolek thotë se gjitha institucioneve të cilave u është drejtuar për ndihmë kanë ngritur duart duke mos marr përgjegjësi. Ai thotë se kryesia e re e shoqërisë aksionare “Skopski Pazar”, në pronësi të së cilës është Bit Pazari, ka filluar të punojë me ritëm më të shpejtë.

Për fat të keq kjo nuk ndodhi. Do të thotë 14 muaj përfunduan në muajin qershor, tani jemi në muajin e 11 dhe sipas neve ndoshta gjysma e punës ka përfunduar vetëm. Nuk i dimë shkaqet nuk kemi njohuri. Disa herë kemi intervenuar edhe përmes mediumeve por edhe përmes komunës së Çairit por edhe përmes qytetit të Shkupit, të gjithë ata e kanë ndjerë veten jo përgjegjës dhe jo kompetent për këtë vonesë dhe ja, siç po e shihni edhe vet. 02-25 Ka filluar të punohet me një ritëm më të shpejtë, po sjellin më shumë punëtorë, e kanë kapur punën më seriozisht, shpresojmë që në një afat sa më të shkurtër do të kryhet kjo punë- thotë Ekrem Dolek – Kryetar i Odës së pazarxhive.

Ndërkaq nga “Skopski Pazar”nuk japin ndonjë afat konkret se kur pritet të përfundojë rindërtimi por thonë se do të bëjnë maksimumin që projekti të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Skopski Pazar
“Udhëheqja e re e Skopski Pazarit, duke u nisur nga parimi i përgjegjësisë dhe punës korrekte, në vazhdimësi brengoset për pronën që e posedon, në kuptim të zhvillimit dhe ndërtimit. Gjithsesi që kjo do të shpie drejt përmirësimit të kushteve dhe mos-ndërprerjen e punës së shfrytëzuesve të tezgave të pazarit dhe lokaleve, gjë që është qëllimi jonë kryesorë, andaj edhe udhëheqja e re po i ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme për përfundimin dhe kompletimin e projektit “Bit Pazar” në kohë sa më të shpejtë”.

Rikonstruktimi i Bit Pazarit planifikohej që të bëhej në mënyrë të pjesshme me qëllim që të mos ndërpritet puna e pazarxhinjëve. Shtyrja e punimeve dukshëm e ka ulur numrin e qytetarëve të cilët frekuentojnë në Bit Pazar. Problem tjetër janë edhe shitësit ilegal jashtë pazarit të cilët e pengojnë punën e tezgave brena pazarit. Sipas projektit, mbi Pazar do të ndërtohet parking me kapacitet për 230 vetura.