Vota e diaporës përcakton fituesin në zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoni

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut shpresojnë që votat e diasporës të kenë ndikim të fuqishëm në zgjedhjet parlamentare të 12 Prillit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Madje këto parti kanë mobilizuar strukturat e tyre në vendet e BE-së për të organizuar udhëtime për ditën e votimeve.

Sekretari general i ASH-së, Arben Taravari sqaron se që tani strukurtat e ASH-së në diasporë, konkretisht në dy shtete Evropiane, kanë arritur rreth 10.000 mërgimtarë t’i regjistrojnë dhe të marrin premtim se me 12 Prill do të vijnë në vendlindje për të votuar për këtë subjekt politik.
“Kemi listë nga mërgata me rreth 10.000 personave, të regjistruar vetëm në Zvicra dhe Austri, të cilët me 12 Prill të këtij viti do të vijnë për të votuar dhe ato mendojë se do ta bëjnë atë diferencën e madhe ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së”, ka deklaruar Taravari.
Edhe partitë tjera janë vënë në gjah të votave të diasporës. Kjo për faktin se sipas statistikave zyrtare shtetërore, 1/3 e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni janë në emigracion . Vetëm gjatë vitit 2019 llogaritet se rreth 10 mijë qytetarë janë larguar nga vendi për të punuar në Gjermani.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni synojnë që të ardhmen të përfshihen edhe personalitete dhe të rinjë të kualifikuar që jetojnë në mërgim në institucionet shtetërore në vend.

Përfaqësimi i diasporës në institucionet e vendit ishte vlerësuar i domosdoshëm marrë parasysh edhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet me nivelin më të lartë të pranimit të remitencave

Marketing