Islam Hyseni

Në Maqedoninë e Veriut duhet dhe do të mbahen zgjedhjet!

Pritet një garë e fortë zgjedhore!

Edhe në të kaluarën gara zgjedhore ishte e fortë, por të veçanata këto zgjedhje i bën pandemia e coronavirusit e cila paralizoi jetën njerezore në tërë planetin!

Shihet qarte se gara zgjedhore do të jetë e trefishtë!

Në këtë garë tentohet dhe dëshirohet të ketë vetëm një humbës!

Synimi është të fitohet duke mos humbur e duke mos dhënë asgjë!

Prognozuesit antishqiptarë qysh tash e dinë se humbësi dihet akoma para se të fillojnë zgjedhjet dhe fërkojnë duart!

Dhe shtrohet pyetja, pse a patjetër duhet që humbësit në Maqedoninë e Veriut të jenë shqiptarët?

Si është e mundur që në Maqedoninë e pas UÇK-së, në Maqedoninë moderne, në Maqedonië e Veriut në NATO, të tentohet të rikthehet diskriminimi politik i shqiptarëve nga maqedonët dhe vota shqiptare të shërbejë për monedhë kusuritjeje për kurset dhe praktikat asimiluese e shkombëtarizuese për popullin shqiptar!

Gara zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, shihet qartë se merr tri dimensione, të cilat nuk janë as në Shqipëri, as në Kosovë, por është e mundshme në Kosovën Lindore apo Luginë të Preshevës, ndonëse atje është e pamundur të veprohet qartë, hapur e publikisht sikur në Maqedoninë e Veriut!

Njëra garë do të jetë në mes partive politike maqedone, asaj të VMRO dhe LSDM!

Në popullatën maqedone është normale të shohim Zaevin e LSDM dhe Mickovskin e VMRO të shoqëruar nga kandidatët për deputet dhe të kërkojnë votën e qytetarëve maqedon në tërë Maqedoninë e Veriut!

Tjetra garë do të jetë në mes BDI dhe partive të vogla politike shqiptare, të cilat do të veprojnë ngjashëm siku edhe ato maqedone brenda kampit maqedon e këto në kampin shqiptar!

Dhe gara e tretë është më skandalozja, është më e pabesueshmja, është më e trishtueshmja…, por fatëkeqësisht për fatin shqiptar është reale, është e prekshme…

Gara në mes BDI-së dhe LSDM-së për voten shqiptare!

Pse a është e mundur të ndodhë kështu?

A është normale kjo?

Pse voten shqiptare nuk e kerkon edhe VMRO, por e kërkon vetëm LSDM?

Cka fshihet pas kërkesës së votës shqiptare vetëm nga ana e LSDM-së dhe jo edhe nga ana e VMRO-së?

Me cka dëshmohet se është më e mirë LSDM për shqiptarët, më shumë se sa VMRO-ja?

Kë duhet ta votojnë shqiptaret,LSDM-në a VMRO-në, apo fitimtaren e idealeve shqiptare BDI-në, ose ndonjë nga partiçkat e vockla shqiptare!

Pse partisë politike maqedone LSDM, duhet me i dhënë votë shqiptarët e jo tjetrës parti politike maqedone si ajo që e ka emrin VMRO?

Popull shqiptar në Maqedoni, qytetarët shqiptarë është normale ta ndajnë mendjen e të mendojnë ndryshe, por gjithashtu është normale, se duhet të marrin vendim e të mos e ndajnë votën!

A duhet të ketë dilema se kë duhet ta votojnë votuesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në mes BDI-së, LSDM-së a VMRO-së?

Jo nuk duhet të ketë dilema!
Vota shqiptare duhet te jetë për shqiptarët, vota maqedone për maqedonët dhe të gjitha bashkë për Maqedoninë e Veriut!

Nuk do të duhej të diskutohej, që vota shqiptare të shkonte apo jo në grumbullin e votave maqedone, qoftë edhe nëse është për ndonjë kandidat shqiptarë!

Aty ku shkruan LSDM apo edhe VMRO, dora shqiptare ta vendose tikun aty, joooooooooo nuk bën, mallkohesh…!

U thaftë ajo dorë shqiptare, që në fletevotim voton aty shkruan LSDM apo VMRO!

Jo more jo, vota shqiptare, vetëm për shqiptarët duhet të shkojë, ndryshe, është përbuzje dhe fyerje, është dështim dhe kapitullim për të kaluarën e tmerrëshme dhe të ardhmen e lumtur të fëmijve tanë!

Është mallkim i gjyshit e i stërgjyshit, kurrë nuk do ta falë nipi e mbesa, nëse votën tënde e dergon te kandidati maqedon për deputet, kur ke mundësi të votosh për kandidatin shqiptar e për interesin tënd nacional, pra për partinë politike shqiptare e për kandidatin shqiptar, besnik e largëpamës!

Me çfarë dashurie për popullin shqiptar, për Atdheun e Kombin shkon dhe voton për LSDM e VMRO! A je në mendje?

Voto për shqiptarin në partinë politike shqiptare!
Votoje shqiptarin që e përfaqëson shqiptarinë kudo, që këndon shqip, e që jeton në trojet e veta shqiptare, dhe që mbron aspiratat nacionale shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Votoje kandidatin shqiptar që i ka vu fre dhunës e terrorit shteterorë të IRJM-së, pra votoje kandidatin e partisë që ka realizuar ëndrrat e të parëve tanë shqiptarë!

Shqiptarë dhe shqiptare voto për partinë politike shqiptare dhe jo kursesi, mos e voto LSDM e VMRO!

SHQIPTARËT DUHET TA VOTOJNË BDI-në e jo LSDM-në ose VMRO-në!