Votohet ligji për ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir

Kuvendi pasdite e miratoi Ligjin për përcaktimin të interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtim të Korridorit 8 infrastrukturor (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe korridorin 10 D (aksi në autostradën Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Marketing

Ligji i cili u propozuar nga disa deputetë do të mundësojë realizimin e Memorandumit që e nënshkroi Qeveria me kompaninë “Bechtel & Enka” si investitor strategjik për ndërtimin e autostradës Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir.