Votuan me skafandra edhe pse ishin pozitivë, prokuroria hedh poshtë paditë e opozitës

Prokuroria Themelore Publike ka hedhur poshtë kallëzimet penale kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe dy deputetëve, të cilët morën pjesë gjatë një votimi në kuvend ndonëse ishin pozitiv me virusin Covid-19. Sipas Prokurorisë, në bazë të provave ata nuk kanë shkelur rregulloren pasiqë kanë qenë pa simptoma klinike, ndërsa në votim kanë marrë pjesë në përputhje me të gjitha protokollet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Marketing

“Në seanca kanë marrë pjesë dy deputetët e paditur, të cilët në atë kohë ishin pozitivë me Covid-19, kishin vendime për izolim dhe ishin në shtëpi të izoluar pa simptoma të theksuara klinike. Sidoqoftë, asnjë provë nuk rezultoi se ata ndërmorën veprime me të cilat shkelën ose nuk vepruan në përputhje me Rregulloret dhe urdhrat e lëshuara nga institucioni kompetent për të shkaktuar transmetim të sëmundjeve ngjitëse dhe rrezikimin e shëndetit të popullatës. Të paditurit kanë vepruar në përputhje me Protokollin për punë në kushte të pandemisë të miratuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të miratuar më 30.7.2020, si dhe plotësimin e këtij protokolli nga 17.11.2020.”, thonë në Prokurorinë Themelore Publike.

Paditë penale i ngriti VMRO-DPMNE-ja, pas votimit në Kuvend, kur shumica nuk kishte kuorum për të miratuar paketën e pestë të masave të ndihmës ekonomike. Vendimin e Prokurorisë Themelore Publike, VMRO-DPMNE ka të drejtë ta ankimojë në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup brenda 8 ditësh

Marketing