Votuesit nuk janë si pacientët.Duan të vërtetën e disfatës dhe llogaridhënien

Votuesit nuk janë si pacientët.Ata e duan të vërtetën në sy.Ata duan ta dijnë të vërtetën e humbjes sepse për partitë edhe duke qenë në opozitë është një lloj fitoreje por për votuesit jo .Një politikan apo parti serioze nuk fshihet pas dështimit shkruan Tetovasot.

Marketing

Pacientëve edhe mund ndonjëherë tua fshehësh të vërtetën për mos ua thënë direkt për shkaqe njerëzore më tepër.Votuesit duan tjetër gjë sepse ata janë harxhuar në terren.Duan fitoren jo arsyetimet banale,të përsëritshme dhe neveritëse sa herë kur partitë nuk i fitojnë votat te qytetarët arsyetohen tek vjedhjet shkruan Tetovasot.

Një qytetar i revoltuar tha se 20 vjet i dëgjon këto fraza politikanësh të mësuara përmendësh që duan edhe një mundësi t’i votosh në zgjedhjet e rradhës.Ai kishte votuar kundër BDI së por tani thotë se i tmerron mënyra e partisë që ka votuar dhe ka humbur me mijëra vota diferencë dhe në koalicion.Ai thotë se nëse ata vjedhin,vidh edhe ty.Nëse ata e mbrojnë votën e tyre ,askush nuk ka faj se ti nuk di dhe nuk je i aftë t’a bësh.Ose je parti ose nuk je.Nuk ka një mes këtu.Mjaftë më me justifikime neveritëse.Kaq me këtë njeri të revoltuar.Tani rrëfimi tjetër i përketë protagonistit Taravari.

Flet për vjedhje votash ndërsa ishte i sigurtë gjithnjë në fitore të madhe.Një refren që e përsëriti shumë herë dhe kulmi i kësaj ishte menjëherë në natën e 15 Korrikut kur dha lajmin e triumfit .
Ky është Taravari që shpesh bën deklarata të nxituara dhe njerëzit tashmë e kanë kuptuar lojën e fjalëve të tij por jo të vërtetën e tij.

E mundim BDI – në edhe vetëm por nëse bëjmë koalicion me një parti tjetër fitorja jonë është qind për qind.Edhe këtë e tha Taravari.I vetëm nuk do fitonte as pesë deputetë ndërsa së bashku me AA përsëri doli huq sepse nuk fitoi dot partinë e Ahmetit.

Me këto manipulime , Taravari të parit që i dëmton janë anëtarët e ASH së që ua fsheh të vërtetën dhe i mban “xhoker” për zgjedhjet e rradhës duke u rrëfyer për “viktimizime”.Ai bën një manipulim të hapur përmes fjalëve, përmes fitoreve që nuk ekzistojnë dhe duket si një hipnotizues .Një politikan gjithnjë nuk do mund të fshihet përmes këtyre lojërave të ulëta politike për të bërë fituesin kur në fakt ai është tjetërkush.Është ai që e dijnë të gjithë .Ai që dikur ishte i fortë me uniformë dhe tani i tillë përmes petkut të politikës.Politika nuk është për politikanët e periferive dhe Taravari i të tillë përmasave është .Ai në politikë kudo që ka qenë nuk ka dalë nga kornizat .Një fitore personale ka në Gostivar ,të tjerat janë humbje serike të tij dhe partive ku ka qenë .TetovaSot

Marketing