Vranë 46 kosovarë, dënohen me vetëm 15 vjet burg (VIDEO)

Gjykata e Lartë e Beogradit, dënoi me vetëm 15 vjet burg, Rajko Kozlinin. La të lirë Pavle Gavrilloviqin

Marketing

Hapja e kësaj dere, i sjell shumë kujtime.

Në oborrin e shtëpisë së vëllait të Hysen Gashit, forcat paramilitare serbe, ia vranë mizorisht 16 anëtarë të familjes.

Por, tmerri i asaj dite për banorët e fshatit Terrnje të Suharekës, nuk u ndal me kaq.

Me 25 mars te vitit 1999, po në këtë fshat, forcat paramilitare serbe vranë edhe 6 anëtarë të tjerë të kësaj familje, duke çuar numrin në 22 viktima.

Ndërsa të vrarë mizorisht atë ditë, mbeten gjithsej 46 kosovare.

Hysen Gashi, të cilit ia vranë prindërit, gruan me tre fëmije si dhe vëllain me dy djem, tregon momentin kur ia vranë familjarët.

“Babën ma kanë vra kshtu, grun kshtu me fmi”.

Gashi thotë që mizoria serbe shkoi deri në atë masë, saqë djalin 10 vjeçar.“Djali i ka pas 6 plumba, ne vete”.

E kur u larguan nga shtëpia, Hyen Gashit, para syve ia vranë edhe djalin e vëllait, Arbenin.

“Jena kane qitu, plumbi ka rrok ëitu, tani e ka rrok Arbenin. Nana e tij ka nejt edhe 1 ore me to..”