Vrasësi i Zelandës së Re dhe Shteti Islamik janë prerje e së njëjtës copë

Rexhep Taip Erdogan
*President i Turqisë

Marketing

 

Pesëdhjetë njerëz të pafajshëm humbën jetën nga sulmi terroriste i javës së kaluar në Christchurch, Zelanda e Re. Dhjetëra muslimanë të tjerë, të cilët ishin mbledhur në xhamitë lokale për të kryer namazin e së premtes, mbijetuan nga sulm. Ka pasur shumë referenca historike mbi armët e vrasjes si dhe në një reagim që terroristi i dyshuar publikoi në internet. Numri i lartë i herëve ku ai përmendi emrin e Turqisë dhe timin, ishte sa kuriozues po aq dhe i marrë fort në konsideratë.

Pas sulmit në Zelandën e Re, autoritetet turke zbuluan se Brenton Harrison Tarrant, i dyshuari i sulmit, kishte vizituar Turqinë dy herë në 2016 dhe kishte kaluar kohë në pjesë të ndryshme të vendit. Për më tepër, ne kemi siguruar se Tarrant ka udhëtuar në një numër vendesh të tjera – përfshirë Marokun, Izraelin dhe Kroacinë. Shërbimet e inteligjencës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Turqi, në bashkëpunim me Zelandën e Re dhe të tjera, vazhdojnë përpjekjet e tyre për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur dhe për të parandaluar sulmet e ardhshme.

I dyshuari si autor i masakrës së Christchurch u përpoq të legjitimonte pikëpamjet e tij dredharake për të shtrembëruar historinë botërore dhe besimin e krishterë. Ai kërkoi të mbillte fara të urrejtjes midis njerëzve. Si një udhëheqës që ka theksuar në mënyrë të përsëritur se terrorizmi nuk ka fe, gjuhë apo racë, unë e refuzoj kategorikisht çdo përpjekje për të lidhur sulmet terroriste të javës së kaluar me mësimet, moralin dhe parimet e krishtërimit. Gjithçka ndodhi në Zelandën e Re ishte produkti toksik i injorancës dhe urrejtjes.

Kjo nuk është hera e parë që populli turk ka përjetuar një shtrembërim të madh të historisë në duart e terroristëve. Duke parë historinë përmes lenteve të ideologjisë së saj radikale, shteti i vetëshpallur islamik, një organizatë terroriste që ka vrarë mijëra civilë kryesisht myslimanë gjatë viteve të fundit, bëri thirrje për “ripushtimin” e Stambollit – më së shumti i përngjashëm edhe me atë të të dyshuarit të sulmit në Christchurch, i cili u zotua gjatë fjalës së tij për ta bërë qytetin “edhe një herë tjetër me të drejta të plota kristiane”. Shteti Islamik gjithashtu u zotua të shkatërronte Republikën e Turqisë – një nga arsyet që trupat turke u përplasën kaq fuqishëm me grupin terrorist në Siri.

Në lidhje me këtë, ne duhet të theksojmë se nuk ka absolutisht asnjë dallim midis vrasësit që vrau njerëz të pafajshëm në Zelandën e Re dhe atyre që kanë kryer veprime terroriste në Turqi, Francë, Indonezi dhe gjetkë.

Pas sulmeve të Shtetit Islamik, nuk munguan komentet e politikanëve perëndimorë të cilët fajësonin aktet e tmerrshme të terrorizmit mbi Islamin dhe Muslimanët – njerëz, mendimet e të cilëve janë shumë të përafërta me senatorin australian Fraser Anning. Në atë kohë, ne kundërshtuam lidhjen e besimit tonë me terrorizmin dhe u zotuam të ndalonim çdo përpjekje nga terroristët për të rrëmbyer fenë tonë. Për fat të keq, islamofobia dhe ksenofobia, ndër praktikat e tjera të papërputhshme me vlerat liberale, u pritën me heshtje në Evropë dhe pjesë të tjera të botës perëndimore. Nuk mund të lejojmë që kjo të përsëritet sërish. Nëse bota dëshiron të parandalojë sulme të ardhshme të ngjashme me atë të Zelandës së Re, duhet të fillojë duke vërtetuar se ajo që ndodhi ishte produkt i një fushate të koordinuar të njollosjes.

Duhet të sqarojmë se populli turk nuk do të braktisë atdheun e tij shekullor, vetëm se terroristët e kërkojnë atë. Asnjëherë nuk do të lejojmë që vrasës të marrë të na shënjestrojnë ne si një grup, komb apo komunitet të veçantë fetar. Pasuese e Perandorisë Osmane, që ishte anëtar i familjes evropiane të kombeve prej shekujsh, Turqia u bashkua me aleancën kundër terrorizmit menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Pasi iu bashkuam NATO-s më shumë se 60 vjet më parë, ne e konsiderojmë atë qëndrim si qëllimi strategjik për t’u bërë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Në të njëjtën mënyrë, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me miqtë dhe aleatët tanë në luftën kundër të gjitha grupeve terroriste.

Pas masakrës së Christchurch, Perëndimi ka përgjegjësi të caktuara. Shoqëritë dhe qeveritë perëndimore duhet të refuzojnë normalizimin e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë, e cila ka qenë në rritje gjatë viteve të fundit. Është vendimtare të përcaktohet se ideologji të shtrembëruara, të tilla si antisemitizmi, përbëjnë krime kundër njerëzimit. Për më tepër, duhet të hedhim dritë mbi të gjitha aspektet e asaj që ndodhi dhe të kuptojmë plotësisht se si terrorizmi u bë radikal dhe lidhjet e tij me grupet terroriste për të parandaluar tragjeditë e ardhshme. Së fundi, të gjithë udhëheqësit perëndimorë duhet të mësojnë nga guximi, udhëheqja dhe sinqeriteti i kryeministrit të Zelandës së Re, Jacinda Ardern, për të përqafuar muslimanët që jetojnë në vendet e tyre përkatëse.