Vrasja e gjeneralit, rritet çmimi i naftës

Bursat kanë reaguar ndaj situatës së krizës në Lindjen e Mesme pas sulmit ajror amerikan në Iran dhe vrasjes së gjeneralit, Kasim Sulejmani, ndërsa çmimi i naftës sot është rritur, njoftoi “Blumberg”.

Marketing

Lideri shpirtëror i Iranit, Ali Homeini premtoi “hakmarrje të ashpër” për vrasjen e Sulejmanit, gjeneralit të njësisë speciale “Al Kuds” i Gardës Revolucionare të Iranit (GRI). Gjenerali u vra mëngjesin e sotëm në një sulm ajror të SHBA-së, jo larg aeroportit të Bagdadit.

Bursat kryesore evropiane dhe amerikane reaguan ndaj përshkallëzimit në rajon dhe e filluan ditën me kuotime të zvogëluara. Nga të gjithë, më së shumti fituan kompanitë e naftës, arrit, jenit dhe letrave me vlerë, transmeton “Blumberg”.

Çmimet e aksioneve të kompanive të naftës amerikane dhe ruse u rriten me një mesatare prej 1.3 për qind në 2 për qind. Çmimi i naftës “Brent” u rrit për 4 për qind, rezultati më i lartë në katër muajt e fundit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

“Apetiti i rrezikut po rritet. Tash shumë varet nga mënyra se si do të përgjigjet Irani”, njoftoi për agjencinë Mitul Koteça, strateg i tregut për zhvillim në “Te-De Sekjuritis”.

“Mundësia për reagim të shpejtë nuk duhet të përjashtohet. Kjo do të mbështesë kuotimin e arrit për një afat të shkurtër, njoftoi Xhingi Pan, analist në departamentit e Singaporit të “Aj-Xhi Azija Pte”.

Bursat evropiane dhe kineze e filluan ditën me kuotime të zvogëluara. Bursat kryesore në Evropë sot humbën 1 për qind. Bursat në Kinë dhe Hong-Kong gjithashtu u zvogëluan nga 0.2 deri 0.3 për qind.

Marketing