Vrasja e katërfisht në Pozharan: Babai vrau gruan, dy djemt dhe pastaj vetën

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku katër persona dyshohet se u vrarë me armë zjarri në fshatin Pozharan të Vitisë, është një krim i rëndë në familje dhe që e ka shktuar babi.

Marketing

Burime të IndeksOnline nga ky fshat kanë bërë të ditur se fillimisht kryefamiljari e ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë dhe më pastaj edhe veten.
Dorasi ka ardhur nga Zvicrra dhe ka qenë duke qëndruar me pushime në Kosovë.

Të gjitha ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës janë për momentin në fshatin Pozharan të Vitisë, në shtëpinë e familjes Zuka, ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Siç njofton Klan Kosovës, trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrur nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipen e mjekësisë ligjore për të bërë ekzamimin e trupave të viktimave.
Të njohurit e familjes e kanë përshkruar dorasin si një njeri të qetë dhe janë shokuar nga lajmi që kanë marrë se dorasi ka kryer këtë krim.

Po ashtu bëhet e ditur se dyshimet e para është se babai ka qëlluar fillimisht djalin që ka qenë duke qëndruar në divan, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur tu shpëtojë plumbave, ndërkohë që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe vetën.

Deri më tani ende nuk ka konfirmim zyrtar nga organet e shtetit për këtë rast.

Marketing