Vrasja e Mehmet Qemës nga loja me pistoletë, autori dhe shokët e tij dalin kokulur para gjykatës (Pamjet)

Marius Dema, i riu që qëlloi për vdekje shokun e tij Mehmet Qema teksa po qëndronin në një lokal në lagjen “5 Maji” ka dalë ditën e sotme para gjykatës.

Ai dhe personat e tjerë të pranishëm, të cilët janë miq të të dyve dhe akuzohen për moskallëzim krimi kanë dalë kokulur para gjykatës. Në pamjet që ka siguruar Top Channel, duket se si qëndrojnë pranë njëri-tjetrin me kokën ulur teksa presin që të fillojë seanca gjyqësore.

Pak para se të humbte jetën, 27-vjeçari Mehmet Qema i bëri me shenjë shokut të tij, Marius Dema që të largojë armën.

Marketing

Por 28-vjeçari vazhdoi të luante me vdekjen ndër duar, derisa arma u shkrep dhe i mori jetën. Përveç Marius Demës që u vetëdorëzua disa orë pas krimit, u vetëdorëzuan edhe shokët e tjerë që gjendeshin së bashku me ta përtej orës policore.

Autori, Marius Dema u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.

“As unë nuk e di se si ndodhi”, deklaroi para prokurorisë 28-vjeçari.

Dëshmitarët, mes tyre Eder Pjetra tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin, që u gjet në zonën ku ndodhi vrasja, ka shtuar se ky ambient i ishte dhënë me qira Marius Demës, i cili përveç vrasjes pritet të merret në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht.

Image

Marketing