Vrasja e motrave/ Prokuroria e Selanikut nis hetimet për trafikim fëmijësh

Vrasja e dy motra, Zhaneta dhe Kristina duket se ka prekur edhe shtetin grek.

Marketing

Nga mediat vendase bëhet me dije se Prokuroria e Selanikut ka nisur hetimet për trafikim të paligjshëm të fëmijëve pas deklaratave të ndryshme që janë bërë në Shqipëri.

Kreu i prokurorisë në Selanik, Panagiotis Panagiotopoulos, ka urdhëruar një prokuror të posaçëm që të hetojë pretendimet për adoptim të paligjshëm dhe nëse kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar.

Nga denoncimet mësohet se më shumë se 10 fëmijë janë lindur në maternitetet greke dhe janë shitur më pas për një shumë të caktuar falë një avokati. Ky i fundit mendohet se ka ndërruar jetë.

Kujtojmë që në datë 31 dhejtor 2020 Përparim Ademi ka vrarë në banesën e tyre dy motrat Zhaneta dhe Kristina, me të cilat pretendohet se kishte një lidhje intime dhe fëmijë.

Marketing