Vrasja me 5 plumba e shqiptarit në Spanjë, çfarë dyshohet

Një 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë. Mësohet se mbi shqiptarin u qëlluan pesë plumba duke i shkaktuar vdekjen.

Marketing

Bëhet me dije se në momentin ngjarjes shqiptari ishte duke darkuar me një mikun e tij në një restorant, ku një person i maskuar u afrua dhe hapi zjarr nga 42-vjeçarit.

Mësohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 21:30 në restorantin The Orange Tree në El Albir, qendra më e banuar në këtë qytet turistik në rajonin Marina Baixa.

Deri më tani autoritetet dyshojnë se krimi ka ndodhur për larje hesapesh pasi viktima ishte përfshirë në aktivitete të dyshimta.

Arratisja e vrasësit

Dëshmitarët kanë dëgjuar pesë të shtëna dhe më pas kanë parë vrasësin që të largohet me një pistoletë në dorë. Specialistët e Gardës Civile kryen një inspektim në vendin e ngjarjes dhe identifikuan viktimën nga dokumentacioni që mbante dhe informacioni i siguruar nga partnerja

Pista kryesore që Garda Civile po konsideron në lidhje me motivin e vrasjes është larje hesapesh për përfshirjen e pretenduar të viktimës në disa çështje të dyshimta. Hetuesit, raportojnë mediat spanjolle, i kanë përqendruar hetimet e tyre të para në të kaluarën kriminale të shqiptarit.

Agjentët tashmë kanë marrë deklarata nga disa dëshmitarë, siç janë punonjësit e restorantit dhe po përpiqen të gjejnë regjistrimet e kamerave të sigurisë në zonë në mënyrë që të mund të identifikojnë vrasësin.

Një kamerier në një restorant aty pranë i tha agjencisë Efe se një koleg u përpoq të ndihmonte viktimën pasi dëgjoi të shtënat. Ai gjithashtu deklaroi se vrasësi u largua në këmbë, edhe pse më vonë, sipas tij, ai hipi në një automjet.

Banorët dhe tregtarët e Alfàs del Pi kanë frikë se kjo vrasje dhe operacioni i fundit policor kundër mafias ruse mund të ndikojë në turizëm, burimi kryesor i të ardhurave për qytetet e Costa Blanca-s.

Grupet kriminale

Forcat e sigurimit të shtetit kanë goditur vitet e fundit në Komunitetin e Valencias disa grupe kriminale të përbërë nga kriminelë nga Shqipëria dhe Rumania, mes vendeve të tjera, që ishin të “specializuar” në grabitje shtëpish, sulme ndaj kompanive me metodën e “button” dhe trafikim droge.

Nëntorin e kaluar, një operacion i përbashkët i Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare rezultoi në shpërbërjen e një grupi kriminal që trafikonte drogë në rajonin Marina Baixa. Agjentët e të dy trupave arrestuan gjashtë individë të kombësive të ndryshme si anëtarë të dyshuar të bandës kriminale.

Marketing