‘Vrasja në Shkup’, trupat e të vrarëve dërgohen për autopsi

Me vendim të prokurorit publik, trupat e dy personave të vrarë në gjuajtjen me armë në rrugën “Franklin Ruzvelt” janë dërguar për autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Deontologji Mjekësore, ndërsa vetura “seat altea” me të cilën kanë lëvizur është marrë për hetim, kumtoi Prokuroria Publike e RM-së.

Marketing

PPRM informon se në vendin e ngjarjes ishin gjetur 25 fishekë, shenja gjaku, rroba të të vrarëve dhe të personit të tretë të lënduar dhe dëshmi të tjera të cilat me vendim të prokurorit publik do të dorëzohen si dëshmi.

“Me urdhër të prokurorit publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore Shkup, ekipe të SPB Shkup, krim -teknikë dhe të Repartit për delikte gjaku pranë MPB-së realizuan ekspertizë në vendin e ngjarjes në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup ku mbrëmë vonë dy persona e humbën jetën në të shtënat, përderisa njëri është lënduar rëndë”, informon PPRM.

Tre personat kanë lëvizur me një “seat altea” me targa të Shkupit, kur ndaj tyre gjysmë ore pas mesnate ishte hapur zjarr nga një veturë në lëvizje, e cila menjëherë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Shoferi i automobilit, 44-vjeçari N.A., si dhe bashkudhëtari i tij 49 -vjeçari A.P. iu nënshtruan lëndimeve në spital, përderisa 19-vjeçari F.E. edhe më tutje është në gjendje kritike.

Marketing