Vrasja në Vlorë, gjendet duke u djegur makina që dyshohet se u përdor në krim

Policia e Vlorës ka dhënë informacion lidhur me vrasjen e 38-vjeçarit Delon Troqe, në lagjen “Pavarësia”.

Ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në spital.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi, teksa në zonë dhe hyrje-dalje të qytetit janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Marketing

Ndërkohë, në fshatin “Sherishtë”, është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Marketing