Vrasjet më të bujshme në 2018

Në vitin që lamë pas janë kryer 32 vrasje, me motive e mënyra të ndryshme
Me 16 janar të viti 2018 ishte tronditur Veriu e Mitrovicës.

Marketing

Pranë zyrës së tij u ekzekutua Oliver Ivanoviq, një nga politikanët më të njohur të serb në Kosovë.

Kjo është edhe një nga vrasjet më të bujshme në Kosovë e pasluftës.

Ndërkohë, 10 muaj më vonë për këtë rast ndodhën arrestimet e para.

Por, njeriu kryeso i dyshuar si urdhërues i kësaj vrasje Milan Radojciq, nuk është kapur.

Ndërkohë, edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës thonë se ende janë duke punuar për zbardhjen e këtij rasti.

‘’Kanë ndodhur disa arrestime, dhe ne sërish po mbledhin informata…’’

Ky krim kishte nxitur reagime të mëdha në Kosovë.

Ndërkohë, njohësit e fushës së sigurisë thonë se kjo vrasje kishte motive politike.

‘’Vrasja e Oliver Ivanoviqit është kryer nga shërbimi sekret i Serbisë, me tendencën…’’

Por, kjo nuk ishte vrasje vetme që bëri bujë në vitin që lamë pas.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë, gjatë viti 2018 kanë ndodhur edhe 31 vrasje të tjera.

Gjate vitit 2017 janë evidentuar 27 raste të vrasjeve, kurse në vitin 2018 janë evidentuar 32 raste të vrasjeve. Rastet me të shumta të vrasjeve në vitin 2018 janë shënuar në regjionin e Prishtinës 9 raste, në regjionin e Gjakovës 7 raste, ne regjionin e Pejës 6 raste, në regjionet e Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt janë shënuar nga 3 raste, ne regjionin e Mitrovicës veriore 1 rast, kurse ne regjionin e Mitrovicës Jugore asnjë rast.

E një vrasje që do të mbahet në mend është edhe ajo që ndodhi në Smolicë të Gjakovës.

Në tetor të viti që lamë pas, në dyert e shtëpisë së Haxhi Mehmetit ishte vënë eksploziv.

Mehmeti mbeti i vdekur në këtë rast, ndërsa kjo mënyrë e ekzekutimit ishte e para që ndodhi në Kosovë viteve të fundit.

Në Prokurorinë e Gjakovës thonë se hetimet për këtë rast po vazhdojnë dhe nuk mund të japin shumë detaje.

Kjo pasi që ky rast konsiderohet një nga më të ndjeshmit që ka ndodhur në Kosovë.

E kjo mënyrë e vrasjes, sipas njohësit të sigurisë Avni Islami, konsiderohet tejet shqetësuese.

‘’Vrasje me montim të eksplozivit dhe teledirigjim është një prej më të komplikuarave…’’

Islami shtoi se numri i vrasjeve përgjatë një viti është shumë i lartë.

Krejt kjo nëse përpjesëtohet me kokë banori sa ka Kosova.

Vrasje që mori vëmendje të madhe ishte edhe ajo që ndodhi brenda objektit të Agjencisë së Inteligjencës.

Për këtë krim nuk janë dhënë shumë detaje, veçse dorasi është arrestuar.

E krim që trondit vendin ishte edhe rasti i vrasjes së Vlabona Ndrecajt dhe vajzës së saj 9 vjeçare.

Dorasi, që është bashkëshorti i të ndjerës është dënuar me 25 vite burgim.

E vrasja e fundit në vitin 2018 ishte ajo e policit Izet Dema.

Ai u vra në një përleshje të armatosur me një të dyshuar për grabitje të një banke.

Ai ishte Kamer Metaj, që po ashtu mbeti i vrarë në këtë incident.

Por, nga të gjitha rajonit, më së paku e prekur me vrasje për 2018 është Mitrovica e Jugut.

‘’NË fushën e veprave penale gjate vitit 2018 nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes ne zonën e Drejtorisë Rajonale ne Mitrovice. Ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme policore dhe masat e ndërmarra ne parandalimin e veprave penale’’

Ndërkohë, regjioni që më së shumti pati vrasje në vitin që lamë pas është Prishtina me gjithsejtë 9 krime të këtij lloji.

Marketing