Vrau kunatën, burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, i cili vrau kunatën e tij, Lirije Xhepa. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 shkurt të vitit 2019. Lirije Xhepa, nënë e katër fëmijëve, u gjet e vrarë pranë Liqenit të Sharës në Tiranë.

Marketing

Dashamir Xhepa u arrestua dy javë pas krimit, ndërsa dyshohet se e vrau kunatën me armë zjarri për motive xhelozie. Pas krimit u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit.

Xhepa u ndalua në momentin, kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u prangos edhe një miku i tij për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës.

Sipas grupit të hetimir dyshohet se Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me gruan e vëllait të tij. Ajo u vra me armë zjarri dhe më pas ishte hedhur në disa shkurre, afër banesës së saj. Ishin banorët e zonës, të cilët njoftuan policinë.

Marketing