Vrau vajzën e tij në Australi, 20 vjet burg babait shqiptar

Petrit Lekaj, 49-vjeçari shqiptar që vrau vajzën e tij 20-vjeçare korrikun e vitit të kaluar në Australi është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata.
Shqiptari e qëlloi 8 herë me thikë vajzën e tij teksa ndodheshin brenda në automjet. Sabrina ka qenë duke festuar me miqtë e saj një natë para se të ndodhte tragjedia, ndërsa mësohet se kishte konsumuar lëndë narkotike.Lekaj, i cili ka pasur një të shkuar kriminale, pasi është kapur disa herë për trafikim lëndësh narkotike, pas krimit u mbyll në një spital psikiatrik.

Marketing

Ndërkohë, mamaja e Sabrinës, Romina nuk dha asnjë deklaratë apo koment këtë të martë pasi u largua nga gjykata.

Marketing