Vret vajzën dhe dhëndrin!Babai shqiptar trondit Australinë në natën e nderimit të viteve

Tragjedia që pllakosi një familje shqiptare në Melbourne të Australisë, tronditi mbarë opinionin publik.

Marketing

55-vjeçari Osman Shaptafaj ka qëlluar për vdekje të bijën Lindita Musai dhe bashkëshortin e saj, Veton Musai. Mësohet se autori i ngjarjes e ka kthyer më pas armën nga vetja dhe tani gjendet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Lajmin e ka përcjellë Daily Mail bashkë me mediat australiane që citojnë burime te policisë vendase të thonë se mbi ngjarjen e rëndë ka nisur menjëherë një hetim. Pista paraprake megjithatë tregon se shkak për vrasjen e 25 vjeçares dhe të shoqit të saj 29 vjeç, mund të jenë bërë disa mosmarrëveshje familjare. Çifti, thuhet të jetë sulmuar në shtëpinë e tij në në Yarraville, në perëndim të Melbourn-it vetëm pak përpara ndërrimit të viteve. Shtypi vendas shkruan se Shaptafaj, i ka shkuar në banesë të bijës dhe dhëndrit që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës, dhe ka hapur zjarr mbi ta.

Vajza vdiq në vend, ndërsa Vetoni ndërroi jetë në spital. Daily Mail thotë se Lindita i frikësohej shumë të atit. Një pjesëtar i familjes ka thënë në kushte anonimati se vajza kishte pasur me të një marrëdhënie të vështirë, dhe duket ishte përballur me të ndërsa përpiqej të kishte një jetë te qetë më të shoqin. Në momentin e incidentit, në shtëpinë çiftit mendohet të ketë pasur disa njerëz të ftuar për festë. Lindita ishte recepsioniste në një firmë pasurish të patundshme në Melbourne, ndërsa bashkëshorti i saj punonte në një bankë aty pranë.