Vriten 16 policë nga një sulm me bombë në Maharashtri

Së paku 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë të Indisë janë vrarë gjatë një sulmi me bombë i cili sot në mëngjes ndodhi në shtetin perëndimor indian Maharashtri, raporton Anadolu.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme e Indisë bëri të ditur se janë vrarë pjesëtarë të policisë speciale nga qyteti Gadchiroli.

Militantët maoistë sulmin e kryen përmes një mjeti shpërthyes të improvizuar që u aktivizua në rrugë në kohën e kalimit të furgonit të policisë.

Mediat lokale raportojnë se forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e sulmit dhe se në rrjedhë është kërkimi për sulmuesit.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dënoi sulmin, që ka ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare që mbahen në këtë vend.

“Dënoj sulmin dhe përshëndes guximin e policisë tonë, sakrificën e të cilëve nuk guxojmë asnjëherë ta harrojmë. Në mendjen i kam familjet e viktimave, ndërsa përgjegjësit për sulmin nuk do t’i shpëtojnë dënimit”, tha Modi.

Marketing