Vriten 2 vëllezër në Krujë, ja dyshimet e para

Dy vëllezër janë vrarë më armë zjarri në fshatin Gramëz në Krujë.

Marketing

Viktima kanë mbetur shtetasit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç. Në informacione jozyrtare dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing