Mbrëmë rreth orës 23:00 një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 23:00 kemi marrë informacionin që në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar një veturë e llojit Benz, e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve”, ka thënë ai.

Viktima është shtetar i Kosovës i lindur në vitin 1996, njoftoi zëdhënësi i policisë.

Sipas Hashanit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa i dyshuari kryesor është në arrati.

Bëhet e ditur se edhe përkundër ndihmës që i është dhënë, nga plagët e rënda 22 vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Hashani ka thënë se policia po bënë çmos që ta arrestoi të dyshuarin kryesor i njohur për policinë.

Artikulli paraprakDemaçi për Gjykatën Speciale: Ata duan t’ia bëjnë qejfin çetnikëve të Serbisë
Artikulli tjetërTransferimi i verës nga Barcelona shënon golin e karrierës që në debutim!