Vritet një manastiras afër Bellovodicës, në rajonin e Prilepit

Policia e zbuloi dhe e arrestoi autorin e vrasjes makabre të 36-vjeçarit Bekir A. nga Manastiri, që ka ndodhur dje rreth orës 16.30 në rrugën për në fshatin Bellovodicë, në rajonin e Prilepit, konfirmon Marijana Ilievska, prokurore në Prokurorinë Publike të Prilepit.

Marketing

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Enver T, polic nga SPB Manastir, i cili nga policia e Manastirit është marrë në pyetje në Policinë e Prilepit.

“Mbrëmë është zbuluar autori i vrasjes makabre. Polici nga SPB Manastir E. T. i lindur në vitin 1995 e ka pranuar vrasjen dhe tani është marrë në pyetje në Policinë e Prilepit”, konfirmon Ilievska.