Vritet një person në Ferizaj

Një vrasje ka ndodhur rreth orës 12:30 në qytetin e Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt.

Marketing

Ai ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur afër Stacionit të Autobusëve në këtë qytet.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur ngjarja. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri. Një person i moshës 25 -30 vjeçare ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet dorasi i kësaj vrasje.

Marketing