Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mali të Afrikës. Një makinë e misionit të OKB-së u sulmua nga persona të armatosur në Minusma. Si pasojë, gjashtë vetë janë vrarë, ndërsa ka edhe të plagosur.

Kjo ndodhi ngjau në orën 4 të mëngjesit.
Ndër të vrarët është edhe një shqiptar, sikundër edhe një koleg i tij nga Kosova e një nga Maqedonia. Mendohet se sulmi ka ndodhur nga persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ekstremiste. Të gjithë personat e lënduar kanë qenë pjesë e personelit të OKB.

Sulmi ka dyshime të ketë ngjyrime politike dhe ka të bëjë me zhvillimet që ndodhin në atë vend. Në këtë zonë sulmet janë thuajse të përditshme dhe goditen së tepërmi makinat që janë në lëvizje.

Shumica e sulmeve janë vepra të grupit të armatosur që drejtohet nga ana e Ag Ghali, udhëheqës lokal që drejton grupim të cilësuar terrorist. Kjo është arsyeja se përse në atë zonë ka patrullim të OKB-së.