Vuçiç është përgjuar për 13 vjet rresht

Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është përgjuar për 13 vjet rresht, ndonjëherë edhe pa urdhër gjyqësor, apo masa ligjore, ka njoftuar ministri për punë të brendshme serb, Nebojsha Stefanoviç, shkruan RTS.

Marketing

Ai ka thënë se Vuçiç në vazhdimësi është përgjuar nga viti 1995 deri në vitin 2000, pastaj sërish nga viti 2000 deri në vitin 2003, siç kishte thënë Stefanoviç në mënyrë të paskrupullt është përgjuar nga viti 2007 deri në vitin 2012.

“Ky përgjim është kryer pa urdhëresë gjyqësore apo çfarë do urdhri tjetër që ka qenë i nevojshëm për përgjim, rrallë herë kjo ka ndodhur me urdhër gjykate”, ka thënë Ministri i MPB-së serbe.

Ai ka deklaruar se nuk është ngritur procedurë kundër asnjë personi për përgjimin që i ka ndodhur Presidentin aktual serb.

Ministri ka thënë se Vuçiç nga 2007 deri në vitin 2012 ka qenë i përgjuar përfshirë të gjithë ata që kanë qenë në komunikim me Presidentin aktual serb, si dhe janë etiketuar si “ekstremistët”.

“Midis njerëzve të etiketuar si ekstremistët kanë qenë edhe Goran Vesiç dhe Vladimir Gjukanoviq, ka thënë Stefanoviq duke shtuar se nuk mund ti bëjë të ditura emrat e njerëzve tjerë përshkak privatësisë”.

Ai ka shtuar se rrethi i Vuçiçit që është përgjuar ka qenë i përbërë nga rreth 12 persona.

“Pas kësaj shihet qartë se qëllimi nuk është të zbulohen vepra penale, mirëpo të ndiqet puna e ndonjërit që vlerësohet se është kundërshtarë politik”, ka theksuar Stefanoviç.

Marketing