Vuçiç mohon se ka marrëveshje sekrete me Thaçin: Kemi kohë që nuk…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar pretendimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti, se mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi ka një marrëveshje sekrete.

Marketing

Ai citohet nga Klan Kosova se ka thënë për TV Prva që nuk ekziston një marrëveshje e tillë mes ty presidentëve. Vuçiç ka shtuar gjithashtu se me presidentin kosovar ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi edhe në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” se me presidentit Thaçi dhe Vuçiç ekziston një marrëveshje sekrete e cila ka në thelb të saj ndryshimin e kufijëve të Kosovës.

“Është një marrëveshje sipas së cilës Kosova do duhej të hiqte dorë nga komunat në veri të lumit Ibër. Serbia do të fitonte ndonjë komunë shtesë në veri të lumit Ibër. Për kompensim, Kosova do të merrte ca fshatra në Luginën e Preshevës, por kurrsesi Bujanovcin dhe Medvegjën, në rastin më të mirë, qytezën e Preshevës”, deklaroi Kurti.

Pohimet e kryeministrit tij, Vuçiç i ka cilësuar si “teori absurde konspirative” dhe e sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me presidentin Thaçi.

Kreu i qeverisë serbe ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedime me Kosovën dhe se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të bisedohet.

Marketing