Vuçiç: Takimi me Kurtin, i keq

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i mbajtur në Bruksel.

Marketing

Në këtë takim Kurti ka akuzuar Serbinë se ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, akuza të cilat nuk u pranuan nga Vuçiç.

Pas takimit, Vuçiç tha se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Presidenti tha se ishte një takim edhe më i keq se i pari që pati me Kurtin. Vuçiç akuzoi Kurtin se është rikthyer në shekullin e 19-të dhe se nuk po e ndihmon dialogun mes dy vendve.

“Mendova se ishte e pamundur të kisha një takim më të keq dhe sot u binda se ishte e mundur. Ne morëm propozime nga BE-ja që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. Serbia gjithashtu ra dakord plotësisht me atë që e propozoi BE-ja. Aty ishin tre pika. Të intensifikohen përpjekjet e përbashkëta në identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga situatat e mëtejshme që mund t’i rrisin tensionet në terren dhe që negociatorët të takohen rregullisht”,- tha Vuçiç./

Marketing