Vuçiq: Askush nuk na ofron asgjë tjetër pos njohjes së Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se askush nuk i ofron Beogradit asgjë në lidhje me çështjen e Kosovës përveç njohjes brenda kufijve të njohur nga vendet perëndimore.

Marketing

I pyetur nëse ishte e vërtetë që i Dërguari Special i presidentit amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell kërkoi në mënyrë të qartë njohjen e Kosovës dhe në shkëmbim ofroi investime, Vuçiq tha se ai kishte një bisedë pozitive dhe të mirë me të dhe se ai nuk do t’i përgjigjej supozimeve që shfaqen në publik.

“Ju mendoni se dikush tjetër na ka ofruar diçka tjetër, pasi unë dëgjoj histori se si ndarja është tradhti …? Askush nuk na ofron asgjë, përveç që të njohim një Kosovë të pavarur në tërësi brenda kufijve të një Kosove të pavarur. Nëse e dini se dikush tjetër më ka ofruar diçka. ma thoni ”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Marketing