Vuçiq: Data për negociata për Shkupin dhe Tiranën do të ishte një lajm i mirë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq konsideron se marrja e datës për fillimi e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dje Maqedonisë së Veriut do të ishte një lajm i mirë për të dyja vendet, për qytetarët e tyre, por edhe për Serbinë.
“Ai do të ishte një lajm i mirë për ta dhe për qytetarët e tyre.

Marketing

Të paktën do të merrnin shpresë të caktuar, që është mirë për ta. Ndërsa ajo që është e mirë për ta, është e mirë edhe për ne”, tha sot Vuçiq në panelin “Ballkani Perëndimor: devijim nga BE-ja?” në Bratislavë, duke u përgjigjur në pyetjen e moderatores Valeri Hopkins, si shikon në integrimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat presin datë për fillimin e negociatave.

Sipas presidentit serb, të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë që vendet e tyre të hyjnë në Bashkimin Evropian.

“Shumë punë varen prej nesh, por edhe diçka varet edhe na dëshira nga Unioni. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm”, plotësoi Vuçiq.

Vlerësoi se edhe shumë pengesa duhet të evitohen. Në këtë kontekst theksoi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të vendosin vendkalim të përbashkët kufitar, që është shumë e rëndësishme. Për këtë, siç tha, ka biseduar edhe me presidentin edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.
“Kjo do të hyjë në fuqi për dy muaj. Do ta bëjmë edhe me fqinjët e tjerë. Do të jetë hap i mirë përpara”, ka thënë Vuçiq, duke shfaqur gatishmëri për formimin e Unionit Doganor me qëllim të tërheqjes së investuesve.

Kur bëhet fjalë për integrim evropian të Serbisë, pengesë e jona më e madhe është Kosova, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se në Raportin e KE-së lidhur me ekonominë nuk ka pasur vërejtje, ndërsa kjo ka të bëjë në sundimin e së drejtës, punën e Parlamentit.

Presidenti malazez Millo Gjukanoviq i cili gjithashtu mori pjesë në panelin në Bratislavë deklaroi se për të nuk ekziston plan B kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian. Mali i Zi është bërë anëtare e NATO-s dhe është avancuar në integrimin evropian për dallim nga vendet e tjera. Paralajmëroi se Ballkani duhet të jetë zonë e përgjegjësisë së Evropës, sepse është pjesë gjeografike e Evropës, por gjithashtu edhe të sistemit evropian të vlerave, si dhe se në skenën politike ka lojtarë të rinj.

“Kina dhe Rusia e kërkojnë pozicionin në Ballkan, ndërsa sa do të fitojnë, varet nga ajo sa NATO-ja dhe BE-ja do t’u japin. Sepse, unë i bëj thirrje NATO-s dhe BE-së ta përfundojnë punën e tyre në rajon, të ndalojnë të përsërisin se dera është e hapur. ne rajon rrallë shkojmë në derë, më shumë shkojmë përmes murit dhe për këtë paguajmë çmim”, tha Gjukanoviq, duke shtuar se nevojitet politikë e qartë evropiane për vendet e Ballkanit.

Marketing