Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po qëndron në Austri së bashku me presidentin e Republikës së Kosovës në Forumin e Alpbach, ka thënë se do të bisedojë me Thaçin pavarësisht faktit se sa e vështirë do të jetë.

“Do të takohem dhe do të flas me Thaçin, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë kjo, sepse kur nuk ka diskutime, atëherë ekziston rreziku që serbët të jenë të kërcënuar”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, pak para fillimit të forumit.

Vuçiq ka thënë se do të luftojë që të ruaj atë që është e mundur.

“Shumica shpresojnë, angazhojnë dhe luftojnë për status-kuo ose që Serbia t’i humb të gjitha, pasi që atëherë mund të kukasin dhe të qajnë. Nuk dua që të qajmë, por që mos të jemi humbësit e mëdhenj”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Në ndërkohë, në Alpbach i ka nisur punimet forumi ku po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë forum do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

“Strategjia aktuale e BE për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Cilat janë perspektivat e ardhshme potenciale për afrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor? Politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të agjendës.