Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron për mbështetjen e tij për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë një diskutimi me delegacionin parlamentar francez.

Vuçiq falënderoi Macronin që së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel ndërmorrën iniciativë për mbajtjen e takimit të Berlinit, poashtu edhe atë të Parisit në mbështetje të dialogut dhe gjetjes së zgjidhjes për çështjen e Kosovës si dhe stabilitetin në rajon, bëri të ditur Zyra për media e presidentit serb, transmeton Klan Kosova.