Vuçiq: E pamundur të arrihet marrëveshja me Kosovën brenda këtyre kufijve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është për arritjen e një marrëveshje me Kosovën, por jo brenda këtyre kufijve.

Marketing

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se arritja e nj marrëveshjeje me Kosovën do të ishte një arritje e rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve, mirëpo sipas tij, një marrëveshje siç pretendon pala kosovare brenda kufijve aktual, do të ishte e pamundur.

“Gjithmonë kam thënë se kjo është një pyetje për serbët dhe shqiptarët, se ata na lanë vetëm, ndoshta do të ishim dakord”, tha Vuçiq në radio televizionin serb, transmeton lajmi.net.

“Por si të gjejmë një zgjidhje nëse dikush thotë “Duhet të na pranosh brenda këtyre kufijve dhe kjo është zgjidhja e vetme?”. Përpara kësaj, kufijtë u bënë në kurriz të Serbisë ashtu siç dëshironin. Nuk ka as një pjesë perëndimore të përgjigjes publike që thonë “Vazhdoni”, u shpreh Vuçiq.

Sipas tij, Kosova është një territor i rëndësishëm dhe se pjesa më e rëndësishme e territorit ku jetojnë serbët duhet të kujdesen dhe të luftojnë për mbijetesën e tyre.

Vuçiq thotë se nuk do të kishte konsideruar si një humbje personale nëse nuk do të arrihej marrëveshje me shqiptarët gjatë mandatit të tij, por kjo do të ishte një arritje e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe e mirë për qytetarët.

Sipas Vuçiqit, amerikanët gjithmonë kanë qenë të përfshirë në negociata dhe se pa ta, rusët apo edhe forcat e tjera është e vështirë të arrihet një zgjidhje.

Vuçiq po ashtu ka thënë se gjendja aktuale në Kosovë për serbët është më e vështir se 10 apo 20 vite më parë. /Lajmi.net/

Marketing