Vuçiq: Ideja e “korrigjimit të kufijve” me Kosovën dështoi, kjo do të na kushtojë shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur keqardhje se siç ka thënë, “ideja e tij për krijimin e kufijve përfundimtarë përmes një kompromisi në mes të serbëve dhe shqiptarëve ka dështuar”.

Marketing

Një gjë e tillë, sipas Vuçiqit, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka ndodhur sepse populli serb mendon ndryshe dhe se Serbisë do t’i kushtojë shtrenjtë, në dy ose tri dekadat e ardhshme.

Ai njoftoi se më 8 maj të ketë një takim me Matteo Salvini, do të jetë më 10 maj në një paradë ushtarake në Nish, dhe se pas kësaj serbët nga Kosova do të marrin vesh për rezultatin e samitit në Berlin dhe të gjitha bisedimet në lidhje me Kosovën.

Vuçiq gjithashtu ka folur rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Prishtina nuk do të heqë taksat, jo sepse është “e fortë” në vetvete, por më tepër “e fortë” nga dikush që u dha atyre një dritë jeshile për të.

Për këtë, siç ka thënë ai, në Berlin i tha kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron – se Prishtina nuk do të lëshojë pe, “jo për shkak se ata janë të vendosur, por për shkak se dikush tjetër, i cili u tha atyre, është i fortë”.