Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë thirrje për caktimin e vijës kufitare në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Unë jam për dhe kjo është politika të cilën e paraqes, natyrisht në qoftë se ajo merr mbështetjen e popullit. Unë jam për caktimin e kufijve me shqiptarët. Ta kesh një territor që nuk dihet se kush e trajton dhe kujt i përket – kjo është gjithmonë burim i konflikteve dhe problemeve të mundshme” ka deklaruar Vuçiq gjatë një aktiviteti në Serbi.
Vuçiq shtoi se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se varet nga të dyja palët.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe krerët kosovarë Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, duke thënë se ndryshe nga ta nuk paraqet deklarata të mëdha.

“Unë nuk jam i papërgjegjshëm dhe nuk do të dal me “deklarata madhështore patriotike””.
Vuçiç tha se ai do të shprehej qartë në momentin kur janë afër një zgjidhje të prekshme, shkruan RTS.