Vuçiq: Kot më bëjnë presion, dialogu vetëm pas heqjes së taksës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vazhdon t’i bëjë presion për kthimin në procesin e dialogut me Prishtinën, por sipas tij, kot e bëjnë këtë pasi bisedimet do të vazhdojnë me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Marketing

“Hiqni taksën, ne do të vijmë vetëm, asnjë presion nuk do t’ju ndihmojë”, tha Vuçiq në një tubim në kuadër të fushatës “E ardhmja e Serbisë”, duke shtuar se Serbia kurrë nuk do të gjunjëzohet.

Ai tha gjithashtu se nuk ka frikë për shkak të ekonomisë, “pasi kanë arritur rezultate të mëdha, por gjithçka mund të shembet për shkak të papërgjegjshmërisë së një pjese të bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës”.